Flash

MotoGP: Marquez kampion bote në Motegi

Lapsi.al 21 October 2018
MotoGP: Marquez kampion bote në Motegi

Marc Marquez është në qiellin e shtatë: spanjolli është konfirmuar kampion bote në MotoGP. Në Motegi Marquez ka marrë titullin e 5 në klasin mbretëreshë dhe të shtatin në të gjithë kategoritë: një triumf total. Numri 93 ka administruar garën dhe 4 xhiro nga fundi i ka dhënë goditjen e fundit Doviziosos, që më pas është rrëzuar.

Fiton me një lehtësi ekstreme, e bën me qetësi dhe tani është i aftë edhe të administrojë, të drejtojë një garë nga fillimi në fund, duke treguar maturi. Një bashkim komponentësh që e bëjnë praktikisht të pathyeshëm: në Motegi Marc Marquez garoi thjesht në mënyrë të jashtëzakonshme. Ndoshta pa e ekzaltuar publikun, por duke llogaritur gjithcka.

Kaloi tre pozicion në start, ndërsa dueli me Dovizioso, të cilin dështoi ta parakalonte në tentativën e parë, por e bëri me elegancë katër xhiro nga fundi. Një goditje në moralin e rivalit, që më pas, në tentativën e dëshpëruar për ti prishur festën Marquez, është rrëzuar duke i dorëzuar titullin Botërir, të pestin në shtatë vjet. Numra prej kampioni, vetëm 25 vjec. Duket si një videogame, tema që ka zgjedhur të vetëfestojë, por nuk është.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI