Flash

PSG rekordesh: nëse mund Marseille javën e ardhshme kalon Roma dhe Bayern

Lapsi.al 21 October 2018
PSG rekordesh: nëse mund Marseille javën e ardhshme kalon Roma dhe

Barazimi kundër Genoa ndërpreu vrapimin e Juventus për të bërë 9 fitore rradhazi në startin e kampionatit në Serie A, pa mundur të thyejë rekordin e Romës, Bayern Mynih e Paris Saint Germain, vetëm se tani parisienët kanë mundësinë ta përmirësojnë edhe më shumë...

1-1 kundër Genoa i ndaloi bardhezinjtë të barazonin rekordin e Fabio Capellos, që në 2005-06 shkoi në 9 suksese radhazi.

Megjithatë, nisjen më të mirë në Itali e ka bërë Roma e Rudi Garcia, që në sezonin 2013-14 vendosi 10 fitore radhazi. Vetëm se është një rekord që duhet ta ndajë në Europë me Bayern Mynih të Pep Guardiola në sezonin 2015/2016 dhe Paris Saint Germain.

Francezët janë futur në këtë klasifikim vetëm një ditë më parë. Fitorja 5-0 kundër Amiens e mban në lojë skuadrën e Tuchel për të përmirësuar rekordin e startit më të mirë të të gjitha kohërave në një kampionat të rëndësishëm Europian. Por për ta bërë këtë Neymar e të tjerët duhet të mundin të dielën në 28 tetor Marseille, për ta cuar serinë e fitoren në 11 në 11 ndeshje.

Të këshilluara

MotoGP: Marquez kampion bote në Motegi

Marc Marquez është në qiellin e shtatë: spanjolli është konfirmuar kampion bote në MotoGP. Në Motegi Marquez ka marrë titullin e 5 në klasin mbretëreshë dhe të ...

12:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI