Flash

Sherri/ Mourinho i shpëton akuzave, Ianni jo...

Lapsi.al 22 October 2018
Sherri/ Mourinho i shpëton akuzave, Ianni jo...

Jose Mourinho i shpëtoi ndëshkimit për sherrin që pasoi ndeshja në Stamford Bridge mes Chelsea e Manchester United. Por asistent trajneri i londinezëve, Marco Ianni, është akuzuar pas ngjarjeve të së dielës, ku ndihmësi i Sarrit provokoi teknikun e United me festimin përpara fytyrës, pas barazimit në kohën shtesë të Barkley.

Në një komunikatë për shtyp Federata Angleze bëri të ditur: "Është vendosur që sjellja e tij në minutën e 96 të ndeshjes të konsiderohet e pahijshme. Ai ka kohë deri në orën 18.00 të së enjtes ti përgjigjet akuzës.

"Në lidhje me këtë incident, Jose Mourinho i janë kujtuar formalisht përgjegjësitë e tij, ndërkohë që të dy klubeve i është bërë një njoftim i tillë zyrtar në lidhje me sjelljen që pritet nga stafet dhe lojtarët e tyre gjatë gjithë kohës në zonën teknike."

Ianni, që festoi përpara Mourinho përpara se të ndiqej nga portugezi në tunelin e dhomave të zhveshjes, mund të përballet me një gjobë ose ti jepet pezullim. Mourinho këtë herë ishte me të drejtën dhe i ka shpëtuar akuzës. Maurizio Sarri festoi si i cmendur, por ishin veprimet e Ianni që ndezën mërinë e Mourinhos. Ish-Napoli qendroi përpara pankinës së Man United duke treguar grushtin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI