Flash

Pse Edi Rama ka filluar të tallet me Taulant Ballën?

Lapsi.al 22 October 2018
Pse Edi Rama ka filluar të tallet me Taulant Ballën?

U bë e disata herë që si në takime publike, si në paraqitje mediatike kryeministri ka kthyer në objekt talljeje kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën. Kur u pyet nga gazetarët për mbylljen e basteve për të favorizuar kazinotë online, Rama ia ktheu me shpoti: “Po pse këto online i ka Taulanti”. Ndërsa sot gjatë një takimi në Laprakë duke folur me një nënë me 5 fëmijë lëshoi batutën: “Pesë kalamaj mund të bëjë vetëm Taulanti”.

Kjo mënyrë shpotitjeje po bëhet pasi PD e ka vënë Ballën në qendër të akuzave të saj për lidhjet me krimin. Edhe javën e shkuar në emisionin “Opinion” kur u përball me gazetarët deputeti i Librazhdit doli blof në më shumë se një rast. Aty pothuajse u vërtetuan lidhjet e tij me të dënuarin për trafik droge Edmond Bego dhe dolën blof alibitë që i kishte treguar publikut Balla. Një gjë e tillë thuhet se e ka pezmatuar pafundësisht Ramën. Një burim i afërt me kryeministrin pohoi për Lapsi.al se ai ishte shprehur se në “Opinion”, Ballës “i ishte ngritur një pritë, dhe ai ra në atë kurth” (lexo shkrimin poshtë).

Katër alibitë e djegura të Taulant Ballës

Ky degradim i shpejtë i emrit të Ballës, që figuron edhe në përgjimet e prokurorisë për manipulimin e dëshmitarit Fredi Alizoti, që akuzohet edhe nga oficeri Emiliano Nuhu se e ka kërcënuar, e nxitur kryeministrin ti vërë gjoksin shpëlarjes së imazhit të tij. Dhe Rama ka zgjedhur mënyrën që ti ai të bëjë më mirë, atë për mes sarkazmës. Duke thënë se Taulanti është edhe tek bastet online se vetëm ai është i aftë të bëjë nga pesë kalamaj, kryeministri do të zhvlerësojë akuzat e opozitës që e rendit emrin e Taulant Ballës në të gjitha skandalet kriminale të vendit.

Por kjo lojë me humor, më shumë sesa e shfajëson e bën më të dyshimtë figurën e Ballës. Sepse po me të njëjtën metodë Rama ka mohuar edhe ekzistencën e avionëve të drogës (mushkonja) edhe akuzat për dënimin me emër tjetër të Ervis Roshit (ta shofi Basha kur të dali i pastër).

Prandaj si metodë e konsumuar nuk mund të thuhet me siguri, nëse mbrojtja me anë të sarkazmës e zbardh apo e nxin më keq imazhin e krisur të Taulant Ballës.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI