Flash

Balotelli hakmerret për Juventus: I uron United humbjen 6-1 në derbi

Lapsi.al 23 October 2018
Balotelli hakmerret për Juventus: I uron United humbjen 6-1 në derbi
"Pse gjithnjë unë" është pyetja tashmë emblematike e Mario Balotellit, që nuk lë kohën të shkojë kot, pa ngacmimet që e bënë të famshëm në rrjetet sociale. Sulmuesi i Nice e përtërin gjithnjë personazhin e tij me dalje surprizë, që këtë herë kanë goditur fort mbi Manchester United. Duket gati një hakmarrje për atë që Djajtë e Kuq bënë në faqen e tyre zyrtare (me qëllim ose jo) duke fyer Juventus. Postimi i tij i fundit në Instagram që vjen pikërisht para ndeshjes së Champions League mes Manchester United e Juventus në Old Trafford. Sulmuesi preferon ti tallë, duke i kujtuar dygolëshin e tij të realizuar në sfidën e fituar 6-1 nga Manchester City, duke shkruar: "Nuk do ta harroni kurrë atë ditë" e tregon foton e tij të famshme me fanellën ku shkruhej "Pse gjithnjë unë", sepse gjithcka ndodhi 7 vjet më parë, në 23 tetor në 2011.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI