Flash

Selma Blair: Vuaj nga skleroza e shumëfishtë

Lapsi.al 23 October 2018
Selma Blair: Vuaj nga skleroza e shumëfishtë

Aktorja amerikane Selma Blair ka zbuluar me anë të një postimi në Instagram se vuan nga skleroza e shumëfishtë.

46-vjeçarja tha se u diagnostikua me këtë sëmundje në gusht, ndërkohë që ka pasur simptoma prej vitesh.

“Unë jam bërë person me aftësi të kufizuara, ndonjëherë bie”, shkruajti ajo, duke shtuar se iu duk lajm “tronditës në fillim”.

Skleroza e shumëfishtë sëmundje e rëndë e njeriut, në sistemin nervor, e cila paraqitet me ankesa dhe dhimbje të ndryshme, të cilat vijnë kohë pas kohe. Ankesat tipike të kësaj sëmundje janë: ligështimi (dobësimi) në duar apo këmbë; dridhjet; artikulimi i paqartë dhe pengesa në shikim. Në raste të shpeshta këto ankesa kalojnë vetvetiu pas një kohe por edhe mund të mbesin.

Sipas NHS në Mbretërinë e Bashkuar, prek dy ose tre herë më shumë gratë sesa meshkujt, dhe zakonisht diagnostikohet nga mosha 20-30 vjeç.

Blair njihet për rolet e saj në filmat “Cruel Intentions,” “Legally Blonde” dhe “Hellboy”.

Të këshilluara

Kim, një tjetër kopertinë pa rroba (FOTO)

Nëpërmjet një postimi të bërë nga Mario, Kim është tunduar përsëri për të bërë një set fotografik nudo. Këtë herë është revista e njohur amerikane “Richardson” ...

16:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI