Flash

Çfarë e detyroi Meghan të largohej me nxitim nga tregu ushqimor në Fiji (Video)

Lapsi.al 24 October 2018
Çfarë e detyroi Meghan të largohej me nxitim nga tregu ushqimor

Dukesha e Sussex u nxor sot me nxitim nga tregu ushqimor në Fixhi, pas shqetësimit të sigurisë dhe problemeve me kontrollimin e turmës. Shtatzëna Meghan u dallua duke i pëshpëritur truprojës së saj, pak përpara se ta nxirrnin nga tregu në Suva. Turi ishte parashikuar të zgjaste 20 minuta, ku Meghan Markle duhet të takonte tregtaret femra të punësuara me projektin e OKB-së, “Tregjet për Ndryshim”. Por takimi u ndërpre dhe Dukesha qëndroi vetëm 6 minuta në treg, para se të nxirrej me nxitim prej andej.

Ndryshimi i menjëhershëm në plan u bë pas një rreziku në siguri, për shkak të turmës së madhe të njerëzve që prisnin të shihnin Dukeshën. Ndërsa truproja mbretërore tha se, ishte shumë nxehtë, lagështi dhe nuk ndihej komode.

“Ajo takoi këdo që duhet të takonte dhe u largua. Aty mund të ishin shumë njerëz që do të dëshironin ta takonin, por ajo u takua me ata që shpresonin ta njihnin. Meghan u shoqërua jashtë për shkak të mungesës së menaxhimit të turmës”, tha një ndihmëse e familjes mbretërore.

Video tregon momentin kur rojet e sigurisë zbuluan se diçka nuk shkonte me sigurinë dhe e shoqëruan me shpejtësi përmes turmës.

Një prej tregtareve u shpreh lidhur me situatën:

“Është turp, pasi të gjithë ishim shumë të emocionuar për ta takuar. Nisëm përgatitjet për vizitën 3 javë më parë dhe kishim menduar ta takonim, por ajo u largua edhe pa na përshëndetur”. Takimi në treg shënon ditën e nëntë të Princit Harry dhe Meghan në turneun 16-ditor.

Të këshilluara

Gjatë xhirimit të klipit,humb jetën reperi

Një reper kanadez ka humbur jetën pasi ra nga një aeroplan ndërsa xhironte klipin.Jon James McMurray po filmonte një marifet të rrezikshëm për një video të re m...

13:35

Elhaida Dani,së shpejti me një recital

Elhaida ka një lajm të mirë për fansat e saj në Shqipëri. Shumë shpejt këngëtarja do të vijë me një koncert. “Mbrëmë ishte finalja e turnesë Kanadeze që zgja...

12:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI