Flash

Dosja sekrete e përgjimeve/ Vangjush Dako, “Xhuxhi” për të cilin flasin trafikantët?

Lapsi.al 24 October 2018
Dosja sekrete e përgjimeve/ Vangjush Dako, “Xhuxhi” për
Goditja e grupit të Avdylajve, të arrestuar si trafikantë droge, po serviret nga opozita si një lëvizje e parakohëshme për të shpëtuar “peshqit e mëdhenj”. Njëri prej tyre, i treguar me gisht me emër dhe mbiemër, është kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. PD ka akuzuar se dosja e tij është ndarë me një manovër politike nga ajo e 44 të arrestuarve të tjerë, për të mos i dhënë kosto shtesë mazhorancës. Madje, duke treguar se është në brendësi të ngjarjeve, për këtë përgjim që e ka denoncuar këtu e dy vite më parë, opozita ka "nxjerrë” edhe numrin e fashikullit ku gjendet emri i Dakos: “Dosja 339”. Aty, gjithnjë sipas të njëjtit burim, thuhet se gjenden edhe bisedat e Dakos me krerë të krimit të organizuar, të cilëve u premton punësime në këmbim të mbështetjes në zgjedhje. Por a ka të vërtetë në këto pretendime që ia atribuojnë përgjimet shërbimeve sekrete gjermane? Lexo më tej:

Dosja Dako/ A është përgjuar kryebashkiaku nga gjermanët?

Deri më tani në publik nuk ka dalë asnjë fakt që e implikon kreun e Bashkisë Durrës. Indicia e vetme për njeriun që ambasada e SHBA i ka ndaluar hyrjen në Amerikë, është se ai po rri pa folur dhe, ndryshe nga porosia e Ramës apo shembulli i Taulant Ballës, nuk po e hedh PD në gjygj sipas modës së re të shpifjes. Nga ana tjetër, edhe Rama nuk po i bën një mbrojtje ballore dhe nuk po i vë gjoksin krijimit të alibive në favor të Dakos, siç ka bërë në raste të tjera. Vangjush Dakos i anullohet viza amerikane Një pistë tjetër e dyshimtë është edhe ajo se për këtë dosje, prokuroria e kapur nga e përzgjedhura e socialistëve, Arta Makru, ka ndërruar 5 prokurorë me radhë, siç njoftoi gazetari i kronikës Flamur Vezaj. Por pse duhet të ndodhnin këto lëvizje drastike? Ndoshta për të gjetur dikë që do e veçonte dosjen e Dakos nga ajo e Avdylajve? Përpos këtyre hipotezave, që mbeten të tilla deri në daljen e fakteve të reja, ekziston vetëm një “provë” që Lapsi.al ka arritur ta shohë me sy nga dosja e përfolur e prokurorisë. Aty, dy të akuzuarit, Jasin Kala dhe Altin Avdyli, përmendin një person me pseudonimin “Xhuxhi”, i cili do t'u sigurojë vende pune. Kala i kërkon Avdylit numrin e “Xhuxhit” dhe në të njëjtën bisedë përmend edhe Lulzim Berishën (faksimile poshtë). BIRN/ Skandali i kërkesës së Vangjush Dakos për lirimin e Lul Berishës Dihet botërisht që me firmën e Vangjush Dakos, Lulzim Berisha çoi një dokument në gjykatë për të shkurtuar dënimin e tij dhe për të arritur lirimin nga burgu. Por a janë këto fakte të mjafta për të thënë se “Xhuxhi”, që del në bisedat e trafikantëve, është Vangjush Dako që pretendon opozita? Ende nuk kanë dalë fakte dhe prova për këtë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI