Flash

Mer fund lidhja mes G-Easy dhe Halsey

Lapsi.al 24 October 2018
Mer fund lidhja mes G-Easy dhe Halsey

Dy muaj pasi u rilidhën pas ndarjes së shkurtër gjatë verës, këngëtarja 24-vjeçare dhe reperi 29-vjeçar vendosën që të ndaheshin përfundimisht. Pas vendimit, dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrit në mediat sociale. “Lidhja ka marrë fund sërish. Ai po festonte gjatë fundjavës dhe vajzat ishin kudo rreth tij. Nuk i interesonte se kush e shikonte”, tha një burim për “People”.

Çifti nisi lidhjen gjatë verës së 2017-s dhe Halsey konfirmoi në korrik të këtij viti se ishin ndarë për t’u përqendruar në karrierën e tyre. Më pak se dy muaj më vonë, të dy konfirmuan se ishin kthyer së bashku duke postuar një “selfie”.

G-Eazy është përfshirë në shumë telashe ligjore pasi është dënuar për sulme, posedim droge dhe rezistencë ndaj arrestimit pas një grindjeje në një klub nate në Suedi. Ai i shpëtoi burgut, por u urdhërua të paguante një gjobë prej 9,000 dollarësh dhe rreth 850 dollarë viktimës së sulmit, që ishte i punësuar në një klub nate në Stokholm.

Të këshilluara

Rita Ora flet për bullizmin

Rita Ora ka folur për bullizmin online, duke thënë se femrat janë shpesh në shenjestër për shkak të mënyrës sesi duken. Këngëtarja u shpreh se i ka ndjerë ef...

14:34

Gjatë xhirimit të klipit,humb jetën reperi

Një reper kanadez ka humbur jetën pasi ra nga një aeroplan ndërsa xhironte klipin.Jon James McMurray po filmonte një marifet të rrezikshëm për një video të re m...

13:35

Elhaida Dani,së shpejti me një recital

Elhaida ka një lajm të mirë për fansat e saj në Shqipëri. Shumë shpejt këngëtarja do të vijë me një koncert. “Mbrëmë ishte finalja e turnesë Kanadeze që zgja...

12:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI