Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Arrestohet në Itali çifti shqiptaro-rumun, shisnin kokainë prej vitesh

Lapsi.al 25 October 2018
Arrestohet në Itali çifti shqiptaro-rumun, shisnin kokainë prej

Ata kishin shitur kokainë për vite të tëra në qendër dhe në periferi të qytetit, por tani janë arrestuar. Policia e Perugia ka zbatuar urdhrin e arrestit nga gjykata kundër një çifti shqiptaro-rumun, i njohur tashmë për problemet me ligjin.

Çifti me banim në rrethinat e Perugias, u prangosën për posedim dhe shitje të drogës.

Policia i hetoi ata për rreth 8 muaj. Sipas skemës së ndërtuar nga karabinierët, midis 2015 dhe dhjetorit 2017, ata kanë shitur të paktën 240 gram kokainë tek 7 persona të ndryshëm në provincë.

Në muajt maj dhe dhjetor 2017, të dy u kapën dhe u raportuan në paraburgim me qëllim shitjen e drogës. Në rastin e parë, ata u zbuluan me 89 gramë kokainë të pastër, në të dytin, 7 gramë kokainë.

I arrestuari është vendosur nën arrest shtëpiak, ndërsa ndaj gruas, është vendosur masa e sigurisë detyrim me paraqitje./ orenews

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI