Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Arrestohet ‘Pasari shqiptar’ në Greqi, përdorte 7 emra (FOTO)

Lapsi.al 25 October 2018
Arrestohet ‘Pasari shqiptar’ në Greqi, përdorte 7 emra

Arrestohet ne Greqi një shqiptar i konsideruar tepër i rrezikshëm nga autoritetet vendase. 44-vjecari nga Saranda, konsiderohet ne Greqi si “Pasari shqiptar”, referuar kriminelit te rrezikshëm grek Kostandinos Pasaris, i cili vrau disa policë në Greqi dhe u kap në Rumani.

Y76uhjn 

(Pasari grek) 

Shqiptari është kapur në lagjen Kalithea të Athinës, bashkë me një tjetër shqiptar 29-vjecar, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Sarandjoti është kapur me një pistoletë, ndërsa ndaj tjetrit kishte urdhër arresti për vjedhje.

Për policinë greke, sarandjoti 44-vjecar njihej me pseudonimin “Merkuri” dhe përdorte 7 emra, 6 atësi dhe 10 mbiemra.

Identiteti i tij i vërtetë u vërtetua në vitin 2008 pas bashkëpunimit me policinë shqiptare.

Ai u arrestua në Greqi në vitin 2008 për një serë grabitjesh, kundërshtim me armë të policisë, por dhe për një vrasje të ndodhur ne Greqi si shenjë hakmarrje për një tjetër vrasje te ndodhur ne Sarande në fillim të viteve ‘90. Ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pas kryerjes së dënimit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI