Flash

Juventus përshëndet Marotta; rrugë e lirë për Inter

Lapsi.al 25 October 2018
Juventus përshëndet Marotta; rrugë e lirë për Inter

Divorci mes Juventus e Beppe Marotta ishte një vendim i bërë publik pak më shumë se një muaj më parë, ndërsa sot ishte radha e lamtumirës zyrtare nga ana e shoqërisë përmes një komunikate: "Emri i tij do të mbetet përgjithmonë në historinë e klubit", lexohet në faqen zyrtare të bardhezinjve.

Në përfundim të asemblesë së aksionistëve, në konferencën për shtyp, Andrea Agnelli, ka përshëndetur tashmë ish-administratorin e deleguar: "Asgjë nuk do ti hiqja ndjesisë së mirënjohjes kunddrejt tij".

Edhe Fabio Paratici, për shumë vjet krahu i djathtë i Marotta, ka dashur të përshëndesë mikun e tij: "Ishte një person shumë i rëndësishëm, që më ka mësuar gjithcka. Jam i pari që e falenderoj e do të kërkoj të bëj më të mirën për ta ndjerë sa më pak mungesën".

Marotta tashmë prej një muaji në fokusin e Inter e ka rrugën të hapur për të firmosur me zikaltrit. Akordi me Suning ishte arritur, por duhej mbyllja e kontratës me Juventus, në mënyrë që palët të procedonin zyrtarisht për një aventurë të re të Marotta, jo shumë larg prej Torinos.

Të këshilluara

Video/ Sanabria befason Milan në San Siro

Milan është jo vetëm favoriti për ndeshjen në San Siro me Betis, por edhe kandidat për triumfin final në Europa League. Vetëm se kuqezinjtë janë befasuar nga go...

19:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI