Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Nuk ndryshon Kodi Penal për ‘të fortët’, por riorganizohen…

Lapsi.al 25 October 2018
Nuk ndryshon Kodi Penal për ‘të fortët’, por

Inpesktorët e policisë do mbledhin informacion në terren për indivitë të caktuar që shqetësojnë komunitetin duke kryer veprimtari kriminale si konsumim apo shpërndarje narkotikësh, armbajtjes pa leje apo zaptim të hapsirave publike.

Paketa e masave të forta ligjore për parandalimin dhe ndëshkimin e krimit në territor, ndaj atyre që cilësohen “të fortë”, nuk parashikon ndryshime në Kodin Penal.

Burime nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit bëjnë me dije se masat që do të prezantohen në ditët në vijin janë të karakterit teknik dhe kanë të bëjnë më shumë me riorganizimin e punës së strukturave të rendit. Komisariateve i është lënë detyrë të rilistojnë në skedarët e tyre personat problematik dhe kontigjentin kriminal në zonat që mbulojnë.

Po ashtu në “sitë” do kalojnë edhe persona të caktuar që zotërojnë pasuri dhe mjete lukzoze por që dyshohet se nuk i justifikojnë me të ardhurat që kanë.

Aktivitetei i personave që kanë lënë qelitë e burgut pasi kanë kryer dënime penale do jetë gjithashtu në fokus.

Sipas analizave të policisë, problem mbetet edhe fenomeni i dhënies së parave me fajde nga indivitë të caktuar, të cilët trysnojnë “borxhlinjtë” me marrje pasurie dhe bëhen shkak për konflikte.

Masave kundra të fortëve i shkon përshtat edhe organizimi i ri me “zonat policore”, ku inspektorët do mbulojnë dhe shërbejnë vëtëm në një territor të caktuar, për të krijuar një lidhje më të fortë me komunitetin./TCh

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI