Flash

Përplasen tifozët e Marseille e Lazio: tre të plagosur, dy italianë

Lapsi.al 25 October 2018
Përplasen tifozët e Marseille e Lazio: tre të plagosur, dy

Një betejë e vërtetë, e shkurtër në kohë por shumë e dhunshme dhe impresionuese, duke parë numrin e personave të përfshirë ka ndodhur në mbrëmjen në Marsiglia, me protagonistë qindra tifozë të Olimpique Marseille e Lazios, në vigjilje të sfidës së Europa League në Velodrome.

Sipas dëshmitarëve të cituar nga e përditshmja lokale La Provence, "italianët ishin veshur krejtësisht me të zeza dhe disa prej tyre ishin të armatosur me shkopinj dhe thika".

Janë përballur mes tyre rreth 160 persona, pikërisht përpara Centre-Bourse, një zonë komerciale pranë qendrës Canebiere e Portit të vjetër.

Policia, që ishte bërë gati për një ndeshje me rrezikshmëri të lartë, përdori gaz lotsjellës për të shpërdndarë grupet e tifozëve. Bilanci është tre të plagosur lehtë, dy nga të cilët italianë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI