Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Rama euforik pas mbylljes së basteve: Ndalojmë adoleshentët të ulen në lokale

Lapsi.al 25 October 2018
Rama euforik pas mbylljes së basteve: Ndalojmë adoleshentët

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një tjetër betejë pas asaj për mbylljen e basteve dhe kazinove.

“Tani radhën e ka beteja kundër tregtimit të alkoolit për të rinjtë nën 18 vjeç dhe ndalimi i hyrjes në lokale për ta gjatë orareve të mësimit, të pashoqëruar me mësues apo prindër. Shumë shpejt plani i masave administrative për lokalet që kapen në shkelje të këtyre dy rregullave?”, shkruan Rama.

Ditën e sotme, deputetët e mazhorancës pas diskutimeve në Parlament votuan në unanimitet ligjin për ndalimin e lojërave të fatit. Ndonëse në radhët e PS-së pati frikë për rrjedhje votash, ligji kaloi me 75 vota pro. Deputetët e mazhorancës rrëzuan gjithashtu edhe dekretin e presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI