Flash

Djali i Messi tifoz i Juventus, aty ku luan Cristiano Ronaldo

Lapsi.al 26 October 2018
Djali i Messi tifoz i Juventus, aty ku luan Cristiano Ronaldo
Fëmijët bëjnë gjithnjë si e ndjejnë dhe pak lidhje ka dëshira e prindërve. Nuk është një rast, kur fëmijët e kampionëve të futbollit kanë idhuj apo bëjnë tifo për rivalët apo skuadrat kundërshtare të të atit. I fundit i reshtuar nga ana e kundërshtarëve është i biri i Lionel, Thiago Messi, që ndërsa ndiqte nga tribuna me argjentinasit sfidën mes Barcelonës e Inter, vizatonte logon e Juventus. Video e filmuar nga dikush pas numrit 10 të Barcelonës u bë menjëherë virale, por në këtë pikë Messi duhet të jetë i lumtur, që ta paktën i biri nuk zgjodhi Real Madrid, apo Cristiano Ronaldon. Nuk është për t'u anashkaluar fakti se me bardhezinjtë luan CR7… Pikërisht portugezi ka parë të birin Cristiano Junior të deklarojë se ka idhull rivalin e madh të CR7, Lionel Messin, të cilin me sportivitet Ronaldo ia prezantoi, në një nga eventet ku ishin së bashku. Po ashtu edhe djali i Leonardo Bonucci është tifoz i zjarrtë i Torinos, skuadra rivale e qytetit e Juventus, me të cilën luan qendërmbrojtësi.

Të këshilluara

Video/ Loftus Cheek sigurin topin e ndeshjes

Sulmuesi i Chelsea Loftus Cheek duket i pandalshëm në mbrëmjen e Europa League, në Stamford Bridge. Kundër Bate Borisov, Cheek ka shënuar edhe golin e tretë për...

22:19

Video/ Lazio në avantazh në Velodrome

Në një ndeshje të tensionuar që në vigjilje, për shkak të përplasjes së dhunshme të tifozerive, Lazio ka marrë avantazhin shumë shpejt në Velodrome. Italianët k...

22:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI