Flash

Ancelotti e ka seriozisht: "Është momenti ta kthejmë kampionatin në jug"

Lapsi.al 26 October 2018
Ancelotti e ka seriozisht: "Është momenti ta kthejmë

Carlo Ancelotti, tekniku i Napolit, nuk dëshiron të reshtë së befasuari e ëndërruari. Champions e kampionat ky Napoli po befason në të gjithë planet dhe kundër Romës është thirrur tashmë në cështje për një provë maturie. Në një grup të hekurt në Champions, me Liverpool e PSG, Ancelotti po bën diferencën, por duket se kaq teknikut nga Reggiolo nuk i mjafton. Në një forum të organizuar nga Mattino di Napoli, tekniku nuk heziton të bëjë premtimin: "Është koha të sjellim titullin në Jug".

"Jam shumë i lumtur kur skuadra luan mirë. Sigurisht është momenti të sjellim titullin në Jug, do të isha shumë i lumtur". Tekniku tregon edhe si lindi idea për ti ndryshuar pozicionin Insigne, lëvizja e vërtetë fituese e pjesës së parë të sezonit: "Doja të mbroja në mënyrë tjetër - shpjegon tekniku - e duke hequr Lorenzo nga detyrat difensive. Kështu është më i qartë para portës". Për Ancelotti nuk është vetëm aftësi dhe kualitet skuadre, por edhe cështje mentaliti: "Këta djem ishin të frikësuar nga forca e kundërshtarit, tani arrijmë ti administrojmë më mirë këto situata. Por duhet të rritemi akoma e do ta bëjmë kur të fitojmë vetëvlerësimin".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI