Flash

Champions/ Dzeko MVP, goli më i bukur është ai që pritej

Lapsi.al 26 October 2018
Champions/ Dzeko MVP, goli më i bukur është ai që pritej
Dy gola e një asist mund të vlejnë një fitore për 3-0 ndaj Cska Moskë, vendin e parë në grupin G të Champions League, por vlejnë njëkohësisht edhe trofe individual. Në fakt, Uefa ka vlerësuar Edin Dzeko si lojtarin më të mirë të javës për faktin që ushte vendimtar në suksesin e Romës në Olimpico. E nëse në kampionat sulmuesi boshnjak e ka të vështirë të shënojë, në Champions ëshjtë golashënuesi më i mirë bashkë me Messi në kuotën e 5 golave. Pak dyshime kishte në fakt për golin më të bukur të mbrëmjes, pas asaj që bëri Angel Di Maria në minutën e fundit shtesë në Parc de Prince. Goli i 2-2 në Paris Saint Germain-Napoli është vlerësuar si goli më i mirë i javës. E majta e harkuar e argjentinasit ka kaluar në renditje, golin me parabël të Marcelo kundër Viktoria Plzen (asist me takë i Gareth Bale) për 2-0 provizor dhe goditjen precize të Bernardo Silva që vendosi 3-0 e Manchester City ndaj Shakhtar Donetsk.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI