Flash

Neymar vendosi largimin: nëse Barcelona nuk e do, do të pranojë Real

Lapsi.al 26 October 2018
Neymar vendosi largimin: nëse Barcelona nuk e do, do të pranojë

Një telenovelë e destinuar të rinisë edhe njëherë, tashmë me krahë të ndryshuar. Barcellona ose Real Madrid janë e ardhmja e Neymar: në Paris janë të sigurtë për këtë. Zërat për një kthim të brazilianit në La Liga janë intensifikuar shumë. O Ney ka nostalgji për Barcellona që i kujton Brazilin dhe ky është një pohim i bërë nga disa miq të afërt të lojtarit të PSG, por edhe lojtarë të katalanasve, të cilëve Neymar i është rrëfyer.

Dëshironte të bëhej mbret dhe u bë në Paris, por asgjë nuk është si dukej dhe bota e O Ney nën Tour Eiffel nuk është edhe aq magjike. Neymar ka nostalgji për Barcelonën, por nuk është qyteti më vete që i mungon. Sigurisht i kujton Brazilin, por është ambjenti i formuar me Messi, Suarez e të tjerët që i kanë lënë zbrazëti Neymar. Vendimi duket i marrë: në fund të sezonit, lamtumirë Psg.

Por ka një por. Nëse Piqué, Messi e të tjerët i kanë kuptuar motivet e largimit të brazilianit nga Katalonja, drejtuesit e klubit nuk e kanë kapërcyer operacionin e studiuar me Psg, që e vuri në vështirësi shoqërinë. Por nëse mbetet kështu, gati është Real Madrid të përsërisë operacionin që transferoi Ronaldo Fenomenin në Bernabeu, pas aventurës tek Inter.

Në anën tjetër, PSG nuk kërkon të mbetet i papërgatitur. Fjalët për pakënaqësitë e Neymar në Paris nuk i kanë lënë indiferentë drejtuesit francezë që kanë hedhur sytë nga zëvendësuesi i mundshëm i brazilianit. Lorenzo Insigne i Napolit luan në të njëjtin pozicion me Neymar dhe po kalon një formë brilante, ndërsa për të bindur De Laurentiis nuk do të jetë problem me një ofertë joshëse.

Të këshilluara

Video/ Loftus Cheek sigurin topin e ndeshjes

Sulmuesi i Chelsea Loftus Cheek duket i pandalshëm në mbrëmjen e Europa League, në Stamford Bridge. Kundër Bate Borisov, Cheek ka shënuar edhe golin e tretë për...

22:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI