Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Arrestohet drejtoresha në Berat, merrte para për të futur njerëz në punë

Lapsi.al 27 October 2018
Arrestohet drejtoresha në Berat, merrte para për të futur

Arrestohet drejtoresha e Qendrës Sociale për Punë dhe Mirëqenie në Berat. 50-vjeçarja Tatjana Tosk,  ishte shpallur në kërkim me akuzën për korrupsion pasiv dhe mashtrim pas publikimit të rastit në emisionin 'Stop'.

Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka caktuar masën “Arrest me burg” për 50-vjeçaren e cila akuzohet se merrte ryshfet për punësim në qendrën sociale.

Njoftimi i policisë

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik & Financiar u bë ndalimi i shtetases së shpallur në kërkim: Tatjana Toska, 50 vjeçe, banuese në lagjen “30 Vjetori”, Berat. Ndalimi i saj u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat, me vendimin Nr. 24 datë 26.10.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, e dyshuar për veprat penale, “Korrupsion pasiv në sektorin privat” dhe “Mashtrim”, parashikuar nga nenet 164/b dhe 143/2 i Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI