Flash

Juventus del hapur me Pavel Ndeved: "Pogba? Për në janar..."

Lapsi.al 27 October 2018
Juventus del hapur me Pavel Ndeved: "Pogba? Për në janar..."

Juventus luan në fushë, por edhe jashtë saj. Pavel Nedved, zëvendës-presidenti i bardhezinjve, i intervistuar nga Sky Sport, është kthyer të flasë për çështjen që në janar mund të jetë më e nxehta e merkatos: rikthimi i Paul Pogba në Torino. E nëse deri në këtë moment kampionët e Italisë kishin mbajtur gjithnjë një qendrim të matur, këtë herë Nedved ka deklaruar një hapje të qartë të tratativës:

“Duhet të shohim Juventus e të mendojmë që duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Ndeshja kundër Manchester United shërben për ti dhënë skuadrës më shumë bindje në forcat e saj. Në Old Trafford, djemtë bënë një nga ndeshjet më të bukura absolutisht. Tani duhet të bëjmë mirë edhe në kampionat. Pogba? Pogba është një nga më të mirët në botë, lojtar i shkëlqyer por është i Manchester, e kotë të flasim tani, për janarin ka ende kohë…”.

Mesfushori që dy vjet më parë u largua drejt United nga Juventus, për shifrën rekord të asaj kohe, nuk po kalon periudhë të bukur në Old Trafford. Polemikat me Mourinhon dhe mungesa e rezultateve e ka bërë francezin të ketë nostalgji për bardhezinjtë. Nuk është hera e parë që Pogba shpreh dëshirën të rikthehet, por pas postimit me dy gishtat e fitores, në një foto me Cuadrado, ditën e humbjes së United me Juventus, i kanë bërë torinezët të lëvizin.

Të këshilluara

Video/ Liverpool, avantazh faraonik

Nuk humbet kohë Liverpool të marrë avantazhin në ndeshjen e kampionatit përballë Cardiff City. 10 minuta kanë mjaftuar që Faraoni Salah të kalojë të kuqtë në av...

16:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI