Flash

Largohet befasisht Fatmir Xhafa. Rama e zëvendëson me këshilltarin e tij Sandër Lleshi

Lapsi.al 27 October 2018
Largohet befasisht Fatmir Xhafa. Rama e zëvendëson me

Cilat janë versionet pse iku Fatmit Xhafa? Me sa duket manipulimet e bëra me dosjen "Babalja", mosbindja e publikut me dëshmitarin e rremë Fredi Alizoti dhe rënia drastike në sondazhe e kanë detyruar Kryeministrin Edi Rama ti ka kërkojë largimin ministrit të rendit.  Ka dhe nje version të dytë që po qarjullon nga burime më pranë ministrit të larguar. Dy ditë parra operacionit të madh për arrestimin e bandës së Avdylajve Xhafa ka thirrur në zyrën e tij prokurorët e krimeve të rënda. Ata kanë qenë të mendimit që goditja duhet të shkonte deri tek Vangjush Dako, gjë që nuk i ka pëlqyer kryeministrit. Sot ai vetë ka njoftuar në një  Tëitter të zbehtë "se Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen dhe ai e ka pranuar këtë". “Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar. Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Traseja është e shtruar. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse.” Kuptohet lehtësisht se ky njoftim i vendosur për tu shpallur mëngjesin e së shtunës, megjithëse zërat qarkullonin që dje, dhe zëvendësimi i atypër atyshëm me emrin e ri të Sandër Lleshit, kanë pasur si qëllim të shmangin sa më shumë efektin e një boomi mediatik.

Sandër Lleshi ka shërbyer deri më tani si këshilltar për sigurinë i Kryeministrit Edi Rama. Në vitin 2012 ai ishte propozuar nga Ismail Kadare te Edi Rama edhe si kandidat për President i Republikës.©lapsi.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI