Flash

Video/ Shtatë si CR7, Juventus përmbys Empolin

Lapsi.al 27 October 2018
Video/ Shtatë si CR7, Juventus përmbys Empolin
Tre ndeshjet e para pa shënuar në kampionat dhe u bë menjëherë dramë. Cdo vonesë në takimin me golin bëhet e rëndësishme, kur bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon. Por në fund vlejnë numrat dhe me përmbysjen në Empoli portugezi arrin numrin që mban në fanellë të golave në Serie A. 10 ndeshje e 7 gola për CR7, e tani nuk ka pikë dyshimi, se Angli, Spanjë apo Itali nuk përbën asnjë problem për kampionin, edhe kur moshën e ka 33 vjecare. Empoli ndoshta edhe shpresoi kur kaloi në avantazh përballë Juventus. Caputo festoi, ashtu si është normal të festosh kur i shënon mbrojtjes më të mirë të kampionatit, e një skuadre që nuk e njeh humbjen në 13 ndeshjet e para të sezonit. https://streamvi.com/uploads/1540657790.mp4 Deri kur Cristiano Ronaldo vendosi të tërheqë për dore një skuadër, që u godit disi moralisht. Nga pika e bardhë, portugezi nuk kishte shënuar ende, por Dybala ia dha mundësinë në minutën e 54, mundësi që natyrisht CR7 nuk e coi dëm.
Por perlën Cristiano e kishte lënë për më vonë, kur siluroi nga 20 metra me një të djathtë potente, që nuk i la asnjë mundësi Provedel. 7 gola u bënë tashmë në 10 ndeshje, një debutim kështu ishte i pritshëm për një lojtar që ka fituar 5 herë Topin e Artë, por përsëri bën jehonë...

Të këshilluara

Video/ Liverpool, avantazh faraonik

Nuk humbet kohë Liverpool të marrë avantazhin në ndeshjen e kampionatit përballë Cardiff City. 10 minuta kanë mjaftuar që Faraoni Salah të kalojë të kuqtë në av...

16:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI