Flash

Pamje të tragjdisë në Leicester: Në helikopterin e rrëzuar dyshohet të ketë qenë edhe e bija e pronarit tailandez

Lapsi.al 28 October 2018
Pamje të tragjdisë në Leicester: Në helikopterin e
Tragjedi në shtëpinë e Leicester. Helikopteri i pronarit të klubit anglez, 60 vjecarit tailandez Vichai Srivaddhanaprabha, është rrëzuar ndërsa ishte akoma në fazën e ngritjes pranë stadimit të Foxes, King Power Stadium, pas ndeshjes së Premier League kundër West Ham. Sipas dëshmitarëve, mjeti është rrëzuar në vend parkimin e impiantit, pasi shfaqi shenja të dukshme avarie, shoqëruar me flakë. Mësohet se në bord kanë qenë dy pilotët, vetë Srivaddhanaprabha e ndoshta e bija, por ende nuk ka njoftime nëse ka të mbijetuar. Vetëm se me kalimin e orëve shpresat veniten gjithnjë e më shumë. Srivaddhanaprabha, që zakonisht largohej nga stadiumi me helikopter, ishte prezente në barazimin 1-1. Në bord zakonisht kanë qenë të paktën 10 persona. E sigurtë që nuk ishte njëri nga djemtë dhe zëvendës presidenti aktual, Aiyaëatt, e drejtori sportiv Jon Rudkin. Ngritja bëhej gjithnjë nga brenda impiantit, por këtë herë dicka shkoi keq sapo ka dalë nga stadiumi. Zona është mbyllur menjëherë, ndërsa stadiumi u evakuua. Ende nuk dihet nëse ka qenë edhe dikush tjetër nga familja, nga bordi apo staf tjetër i klubit brenda helikopterit pasi që Policia e Anglisë nuk i ka bërë ende detajet e aksidentit publike. Një dëshmitar i ngjarjes ka thënë se ai i kishte parë lojtarët e Leicesterit duke dalur me vrap nga stadiumi për te vendi i ngjarjes, duke shtuar se i pari në atë vend kishte arritur portieri Kasper Schmeichel. Mesazhe ngushëllimi dhe mbështetje për klubin e Dhelprave kanë ardhur nga të gjithë ambjenti i futbollit. Sergio Aguero, klubi i West Ham, Liverpool, Manchester United apo Milan janë shprehur se në këtë moment gjendet pranë Lecester.

Të këshilluara

Video/ Liverpool, avantazh faraonik

Nuk humbet kohë Liverpool të marrë avantazhin në ndeshjen e kampionatit përballë Cardiff City. 10 minuta kanë mjaftuar që Faraoni Salah të kalojë të kuqtë në av...

16:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI