Flash

Video / Barcelona "manita" në El Clasico, turpërohet Real Madrid dhe Lopetegui

Lapsi.al 28 October 2018
Video / Barcelona "manita" në El Clasico, turpërohet Real

Një pasdite e hidhur për Real Madrid në El Clasico e luajtur në Camp Nou. Edhe pa Lionel Messin e Cristiano Ronaldon El Classico mbetet një super ndeshje. Emocione, gol, spektatorë, tension, lojë madhështore dhe dëshpërim. Ai i Madrid që ka marrë një tjetër manita, pasi u turpërua në pjesën e parë, shkoi pranë barazimit në të dytën për tu shembur në finale, i marrë zvarrë nga tre gola të Luis Suarez, miku më i mirë i Messit nga i cili pritej dicka më shumë në mungesë të argjentinasit.

Lopetegui debuton në Classico duke marrë një shuplakë që vetëm sa përshpejton shkarkimin e tij, që tani duket cështje orësh.

Serinë e golave të blaugranave e ka hapur Coutinho i asistuar nga Jordi Alba pas 11' minutash lojë, dyfishon Suarez me penallti, e para e dhënë nga VAR. Marcelo ka dhënë idenë e një kthese madrilene pas golit që ngushtoi shifrat në 2-1, por pas shtyllës së Modriç është sërish Suarez që thellon distancat me miqtë me dy gola në tetë minuta. Për të kompletuar "manita"-n mendon Vidal në të 87'. I shpluhurosuri i Vallverde, i tregoi teknikut të tij, se ndoshta ka bërë gabim, që i ka rezervuar kaq pak minuta, e për pjesën më të madhe të ndeshjeve ka qendruar palëvizur në pankinë.

Por kjo mund të jetë ndeshja e kthesës për kilenin...në fund të fundit një gol në Clasico nuk është i zakonshëm.

Shembja e tre herë kampionëve radhazi të Europës ndodhi përpara 719 gazetarëve të akredituar, 264 të huaj nga 77 organe shtypi të ndryshme. Një potenciali prej 650 milionë spektatorësh nëpër botë, 93.265 nga të cilët prezentë në shkallët e Camp Nou.©Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?v=xVrlpoYgygI

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI