Flash

Video / Chelsea shkatërron Burnley, Arsenal frenon ndaj Crystal Palace

Lapsi.al 28 October 2018
Video / Chelsea shkatërron Burnley, Arsenal frenon ndaj Crystal Palace

Janë mbyllur dy ndeshjet e para të së dielës të Premier League. Chelsea ka korrur një fitore të thellë 4-0 ndaj Burnley duke marrë tri pikë të tjera për skuadrën e Maurizio Sarri. Për Blutë e Londrës kanë shënuar Álvaro Morata (22) R. Barkley (57) Willian (62) R. Loftus-Cheek (90+2). Pas këtij takimi Chelsea ngjitet në kuotën e 24 pikëve, dy më pak se Liverpool kryesues.

https://www.youtube.com/watch?v=cGqwuPtRUtE

Ndërkohë në takimin tjetër, Arsenal është ndalur pas 11 fitoreve radhazi në të gjitha kompeticionet. Por sot përballë Crystal Palace, Topçinjtë janë ndalur në barazim 2-2. Autorët e golave L. Milivojević (45'+1 pen) L. Milivojević (83' pen) për Crystal Palace dhe G. Xhaka (51') P. Aubameyang (56') për Arsenal. Pas këtij barazimi Arsenal numëron 22 pikë në renditjen e Premier League.

https://www.youtube.com/watch?v=sowFS3SaoXg

 

Të këshilluara

Sepp Blatter mbrohet: "FIFA nuk është mafia"

Në një intervistë për Marca këtë të diel, Sepp Blatter, i cili ka drejtuar FIFA-n për gati 17 vjet, këmbënguli se qeveria e futbollit botëror "nuk është mafia"....

16:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI