Flash

VIDEO/ Ekstremisti grek hap zjarr kundër policisë në Bularat, mesazhi "Grek ose vdekje"

Lapsi.al 28 October 2018
VIDEO/ Ekstremisti grek hap zjarr kundër policisë në Bularat,

Një 35-vjeçar me prirje radikale greke ka sulmuar me armë paraditen e sotme policinë, gjatë kohës kur në fshatin Bularat të Gjirokastrës zhvilloheshin festime të minoritetit grek. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, RENEA qëlloi për vdekje Kostandinos Kaçifën.

Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Sipas policisë, patrulla është qëlluar me armë, sapo makina e policisë kishte ndaluar në fshat. Fatmirësisht asnjë nga policët nuk u qëllua me armë dhe vetëm xhamat e makinës janë thyer.

"Shtetasi Kostandinos Kaçifa porsa ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë" thuhet në njoftimin zyrtar.

Duke parë se 35 vjeçari ishte i armatosur rëndë, në jug të vendit u nisën forcat speciale RENEA. Një helikopter nisi të patrullojë zonën përreth për të kërkuar Kostandinos Kafiças, që ishte zhdukur në fshatrat përreth Gjirokastrës.

https://www.youtube.com/watch?v=LfK76UdI_EM&feature=youtu.be

Kafiças duket se e kishte planifikuar më parë sulmin me armë ndaj policisë. Në Facebook, kuptohet se ai udhëtonte shpesh drejt Bularatit dhe bënte thirrje për ngritjen e minoritetit në luftë për atë që e quan "Vorio-Epir". Pavarësisht propagandës dhe aktivitetit ekstremist dhe radikal, Kafiças nuk duket të ketë pasur probleme me policinë apo me organet e tjera ligjzbatuese.

Madje në një status në Facebook, ai kishte paralajmëruar sulmin me armë në 28 tetor, me mesazhin "Grek ose vdekje".

“Rama dhe Tsipras bëjnë plane pa  të zotët e shtëpisë. Për një gjë të jeni të sigurt. Rinia e Vorio Epirit nuk do të qëndrojë spektatore. Thirren të gjithë grekët e Vorio Epirit që në 28 Tetor të dërgojnë një mesazh në çdo anë. Grek ose vdekje!”

Menjëherë në rrjetet sociale kanë nisur spekullimet. Duke parë fotot që ka publikuar në Facebook, ekstremisti grek, përflitet se një grup komandosh greke, kanë kaluar kufirin për ta ndihmuar të arratiset. Kjo foto e publikuar disa ditë më parë nga Kafiças në rrjetet sociale, i ka dhënë krahë spekullimeve.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI