Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Jeff Bezos tregon thënien frymëzuese të jetës së tij

Lapsi.al 29 October 2018
Jeff Bezos tregon thënien frymëzuese të jetës së tij

Jeff Bezos, themeluesi i rrjetit më të madh të blerjeve online “Amazon”  renditet nga Forbes si një ndër njerëzit më të pasur të botës.

  Së fundmi,  ka zbuluar burimin e frymëzimit të tij të përditshëm. Ai mban një thënie të printuar në frigoriferin e tij, një poemë të Ralph Waldo Emerson, të cilin e ka ndarë edhe me ndjekësit e tij në twitter. “E dashuroj këtë thënie. Ka qenë prej vitesh në frigoriferin tim, dhe unë shoh sa herë hap derën.”- shkruan Bezos, ndërsa ka postuar edhe foton. “Të qeshësh shpesh dhe shumë; të fitosh respektin e njerëzve inteligjentë dhe dashurinë e fëmijëve; të fitosh vlerësimin e kritikëve të ndershëm dhe të durosh tradhtinë e shokëve falsë; ta vlerësosh bukurinë, të gjesh më të mirën te të tjerët, ta lësh botën pak më të mirë seç ishte, qoftë kjo me një fëmijë të shëndetshëm, një kopsht të punuar, ose një rrethanë sociale të shpenguar; ta kesh bërë dikë të bëjë një jetë pa vuajtje vetëm sepse ti ke qenë aty. Kjo do të thotë që jeta jote ka qenë e suksesshme.– Ralph Waldo Emerson.” është thënia që frymëzon një ndër njerzit më të fuqishëm në botë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI