Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Për hir të dashurisë princesha japoneze heq dorë nga froni

Lapsi.al 29 October 2018
Për hir të dashurisë princesha japoneze heq dorë nga froni

Është gjithçka gati për martesën e 28-vjeçares Ayako, vajza e tretë e kushëririt të perandorit Akihito të Japonisë, princit Takamado i ndarë nga jeta në vitin 2002 dhe i bashkëshortes së tij Hisako.

E reja për hir të dashurisë do të heqë dorë nga froni. I fejuari i Ayako, 32-vjeçari Kei Moriya, është një punonjës i një shoqërie dërgesash dhe jetim nga i ati.

Pavarësisht diferencës së theksuar mes shtresave, dy të rinjtë duken tejet të dashuruar, qysh nga takimi i parë.

Në fillim të këtij viti Kei i kishte propozuar për martesë të resë, por ju desh që të priste deri në muajin prill për të marrë një “po” si përgjigje prej Ayako.

Ceremonia martesore e tyre do të mbahet në orën 11.30 të kësaj të hëne, në Meiji Jingu, në qendër të Tokios, ku do të paraprijë një ceremoni falënderimi ndaj perandorit Akihito dhe bashkëshortes së tij Michiko.

Si dhuratë për martesën mbesa e perandorit do të marrë një bonus prej 107 milionë yen, ose rreth 840 mijë euro. Nga 19 pjesëtarët e familjes mbretërore, 14 janë femra, dhe shtatë prej tyre janë beqare dhe nën 40 vjeçe.

Ndërkohë perandori 84-vjeçar, ka lajmëruar se do të bëjë dorëzimin e fronit më 30 prill, ndaj djalit të tij të madh, princit të kurorës Naruhito.

Bashkë me Ayako, janë tre princeshat që kanë hequr dorë nga froni, për të ndjekur dashurinë e tyre, shkruan noa.al.

Fatin e Ayako, pritet ta ketë edhe Mako, vajza e djalit të madh të perandorit dhe ndër më të njohurat e pallatit mbretëror, e cila me zgjedhjen e saj ka vendosur të martohet m një nëpunës të thjeshtë, duke hequr dorë nga rangu.

Të këshilluara

Almeda Abazi zbulon gjininë e bebit

Pak ditë më parë mediat turke njoftuan se Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër për herë të parë.Këtë lajm aktorja e morri gjatë një vizite rut...

18:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI