Flash

Surprizë, nuk është Conte trajner i Real Madrid: bllokohet tratativë, gati është Martinez

Lapsi.al 29 October 2018
Surprizë, nuk është Conte trajner i Real Madrid: bllokohet

Dukej e mbyllur historia, por Antonio Conte nuk do të shkojë tek Real Madrid. Operacioni i dhënë për i sigurtë ndonjë orë më parë, është komplikuar në atë pikë që u ndërpre. E pohon e përditshmja spanjolle Marca, shumë pranë cështjeve që lidhen me merengues, që shpjegon se palët kanë qenë shumë lart mbi pagesën, e në orët e fundit kuotat kanë shkuar ndjeshëm në anën e Roberto Martinez, trajnerit të Belgjikës, me Santiago Solari, që është i destinuar të drejtojë skuadrën të mërkurën në Kupën e Mbretit. Jo pak kanë peshuar fjalët e Sergio Ramos, "respekti fitohet, nuk imponohet".

Mes pak qartësive që ka përfshirë tashmë cështjen është shkarkimi i pashmangshëm i Julen Lopetegui. Krerët e Real do të mblidhen pasdite vonë, rreth 18.30, e duhet të zyrtarizojnë ndryshimin e trajnerit.

Lopetegui, që nuk duhej të drejtonte stërvitjen në Valdebebas, i ka cuditur të gjithë, duke u prezantuar në fushë. Futbollistët e Real Madrid janë dukur të habitur nga prezenca e teknikut, nga momenti që i ishte deklaruar se në krye provizorisht do të ishte Santiago Solari, trajneri i Castilla.

Santiago Solari, është destinuar të udhëheqë Blancos të mërkurën në Kupë dhe është zgjidhja e brendshme e Real në këtë fazë tranzitore. Florentino Perez, pasi ka dështuar në zgjedhjen e parë Conte, ka hedhur sytë drejt një tjetër trajneri: Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës, lidhur me Djajtë e Kuq nga një kontratë që parashikon lirimin e detyrimit pa penalitete financiare.

Të këshilluara

Video/ Mertens shpëton Napolin në fund

Tentativat e Napoli t për ta barazuar rezultatin u kuroëzuan me sukses vetëm në fund të ndeshjes. Dries Mertens realizoi në minutën e 89, duke fiksuar shifrat n...

22:33

Video/ Faraoni i jep avantazhin Romës

Në ndeshjen më të rëndësishme të javës në Serie A, Roma befason Napolin në San Paolo me një gol të shpejtë. El Shaarawy ka shënuar golin e avantazhit në minutën...

21:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI