Flash

Video/ Shikoni si ndodhi rrëzimi i helikopterit në Leicester

Lapsi.al 29 October 2018
Video/ Shikoni si ndodhi rrëzimi i helikopterit në Leicester

Telekamerat jashtë King Power Stadium të Leicester kanë xhiruar momentin kur helikopteri i Vichai Srivaddhanaprabha është rrëzuar, duke shkaktuar vdekjen e pronarit të Foxes e të katër pesonave të tjerë: asistentit të tij Kaveporn Punpare, ish-Miss Tailandës Nursara Suknamai e pilotit Eric Swaffer së bashku me bashkë piloten, Izabela Roza Lechowicz.

Si duket nga telekamerat e sigurisë, helikopteri është ngritur në 20.35 me orarën angleze, në përfundim të Leicester-West Ham. Lartësia që arriti helikopteri ishte rreth 60 metri (dhe është momenti kur telekamerat nuk mund ta inkuadrojnë). Pastaj shihet mjeti që rrëzohet, duke u rrotulluar rreth vetes, deri sa përplaset përtokë. Në gazetat angleze, Eric Swaffer, piloti, është përcaktuar si hero: manovra e tij ka evituar që helikopteri të përplasej në sheshin e stadiumit ku ishin ende tifozët.

https://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2018/10/29/6039449175331261493/636x382_MP4_6039449175331261493.mp4

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI