Flash

Video/ Super Icardi e Brozovic: Inter i dyti, ska hakmarrje për Lazio

Lapsi.al 29 October 2018
Video/ Super Icardi e Brozovic: Inter i dyti, ska hakmarrje për Lazio

Inter fiton përsëri në kampionat dhe i mohon Lazio hakmarrjen për lënien jashtë Champions League sezonin e kaluar. Në Olimpico zikaltrit janë padronë të fushës, duke u imponuar 3-0 në ndeshjen e fundit të javës së 10 të Serie A. Një fitore që e ngjit skuadrën e Spalletit bë vendin e dytë, në shoqërinë e Napolit, -6 nga Juventus kryesues.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/10/Qf6jXn6PxHxPNlUcEdcz_29_67bcc1878510c4d34553e8c6237f7549_video_720p_converted.mp4

Praktikisht nuk kishte ndeshje në Olimpico, vendosur nga një super Icardi, autor i dy golave e Brozovic. Kapiteni argjentinas hap serinë e golave në të 28', i asistuar nga Vecino, pastaj koati siguron rezultatin katër minuta nga fundi i pjesës së parë, ndërsa llogaritë i mbyll përsëri Icardi në të 70', duke detyruar Strakoshën të nxjerrë topin nga rrjeta për herë të tretë.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/10/ORRpLeCfAdbR1EfWHEz2_29_e42be25e14cb9c8453814369d880e64f_video_720p_converted.mp4

Fitorja e gjashtë radhazi për Inter, gjë që nuk ndodhte që nga janari 2017. Akoma edhe optimiste është fitorja e katërt radhazi në transfertë, në Serie A, që në shtëpinë zikaltër mungonte që nga nëntori 2012. Mauro Icardi ka shënuar 6 gola në 4 ndeshjet e fundit në kampionat, pasi nuk kishte shënuar asnjë në katër takimet e mëparshme. Në përfaqësim snajperi për kapitenin, që ka shënuar 6 golat me 7 goditje në kuadrat. Pa përmendur që Icardi është i pakapshëm në golat jashtë fushës për 2018 (12), vetëm Alassane Pléa (14 gola) ka bërë më mirë se argjentinasi në 5 kampionatet më të rëndësishëm europian.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/10/dOiihga1uvBWjTpvM3rR_29_9518120e73bdddd67230e90987a92ebc_video_720p_converted.mp4

Statistikë për tu mbajtur mend edhe për Marcelo Brozovic: kroati ka shënuar dy gola radhazi në transfertë për herë të parë në karrierën e tij në Serie A. Ai i Brozovic ishte goli i pestë nga topa inaktive për Inter në këtë kampiona. Vetëm Juventus e Roma kanë bërë më mirë (6), ndërkohë që është e kundërta për Lazio. Goli i pësuar nga mesfushori është i 5 nga goditje standarte, vetëm Atalanta ka bërë më keq me shtatë gola të pësuar.

Të këshilluara

Video/ Inter po e kthen në goleadë

Humbja e Lazio në shtëpi tani po merr përmasa. Inter shënon edhe golin e tretë me Mauro Icardin. Goli i dytë personal për kapitenin zikaltër, që mund edhe njëhe...

22:05

Video/ Inter nuk ndalet, shënon të dytin

Për Lazion duket e vështirë sfida në Olimpico. Inter dyfishon rezultatin me Marcelo Brozovic, duke e lënë të qetë Spalletin në pankinë për pjesën e dytë. Në min...

21:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI