Flash

Boshatiset infermieria e Flamurtarit: kundër Kukësit ka vetëm një të skualifikuar

Lapsi.al 30 October 2018
Boshatiset infermieria e Flamurtarit: kundër Kukësit ka vetëm

Flamurtari e ka lënë pas barazimin me Teutën, sepse vjen transferta me Kukësin dhe nuk ka kohë për të humbur. Ndeshja e të premtes konsiderohet shumë e rëndësishmë në kampin vlonjat, duke qenë se një rezultat negativ, do të rriste edhe më shumë diferencën prej 7 pikësh që është aktualisht. Lajme të mira vijnë nga infermieria, edhe pse një mungesë, ajo e Emiljano Mustës, është e konfirmuar. Mbrojtësi është i vetmi që nuk është në dispozicion të Dajës, për plotësimin e numrit të kartonëve të verdhë e në vend të tij është i sigurtë Kotobelli.

Vlonjtët sigurisht i gëzohen dy riktheme të rëndësishme, që megjithatë do të vendoset vetëm të premten nëse do të nisin si titullar në Kukës. Albi Alla, autor i golit kundër Kukësit në fazën e parë është rikthyer të punojë në stërvitje me grupin, me ngarkesë të plotë. Pas një dëmtimi që e mbajti jashtë fushës për një fazë të plotë kampionati, pogradecari rikthehet në dispozicion të teknikut, edhe pse nëse do të jetë titullar Daja do ta vendosë në ditët në vijim, pasi të shohë formën fizike të qendërmbrojtësit.

Rikthimi tjetër në qendër të repartit, që këto kohë ka shafqur luhatje të mëdha është ajo e rumunit Sirgi, i cili u dëmtua në ndeshjen me Kastriotin. Mbrojtësi rumun ishte në stol edhe në ndeshjen me Teutën, por duke qenë se nuk orientohej dot mirë me maskë në fytyrë nuk ka luajtur. Tashmë Sirgi ka lënë pas dëmtimin dhe kundër Kukësit, pritet të rikthehet titullar, duke shtuar alternativat për repartin difensiv në kuqezinjve. Megjithatë edhe për rumunin vendimtare do të jenë ditët në vijim, duke qenë se goditja më bërryl e marrë në ndeshjen me krutanët ishte e fortë dhe i la një traumë kontuzionale mbrojtësit.

Flamurtari pozicionohet në vendin e pestë me 15 pikë e për të pasur mundësitë ti afrohet zonën europiane të renditjes, nuk duhet të gabojë kundër Kukësit të vendit të tretë…

Të këshilluara

Video/ Inter po e kthen në goleadë

Humbja e Lazio në shtëpi tani po merr përmasa. Inter shënon edhe golin e tretë me Mauro Icardin. Goli i dytë personal për kapitenin zikaltër, që mund edhe njëhe...

22:05

Video/ Inter nuk ndalet, shënon të dytin

Për Lazion duket e vështirë sfida në Olimpico. Inter dyfishon rezultatin me Marcelo Brozovic, duke e lënë të qetë Spalletin në pankinë për pjesën e dytë. Në min...

21:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI