Flash

Real i pamëshirshëm me Lopetegui: "Tetë kandidatë për Topin e Artë dhe këto përfaqësime, e papranueshme"

Lapsi.al 30 October 2018
Real i pamëshirshëm me Lopetegui: "Tetë kandidatë

Viti i tmerrshëm i Julen Lopetegui nisi në 13 qershor 2018. Mbeteshin vetëm dy ditë nga fillimi i Botërorit të Rusisë e Real Madrid e kishte caktuar pasues të Zidane. Federata spanjolle, e fyer nga sjellja e teknikut që nuk e kishte vënë në dijeni, mori vendimin historik: shkarkoi trajnerin 48 orë nga debutimi.

Pak më shumë se katër muaj nga atëherë, Julen Lopetegui është pa pankinën e kombëtares dhe atë të Real Madrid. I përjashtuar me turp, për rezultatet e tmerrshme në krye të merengues, një nga më të këqinjtë e historisë së Madrid. Los Blancos nuk bënë asgjë për të fshehur zhgënjimin për drejtimin e tij. Në komunikatën e zyrtarizimit të shkarkimit të tij Real Madrid ka përdorur fjalë të rënda për të justifikuar largimin e teknikut spanjoll.

"Mendojmë se ka një disnivel të madh mes organikës së Real - që ka 8 lojtarë kandidatë për Topin e Artë, në event unik në historinë e klubit - e rezultateve të arritura". Fjalë që vetëm sa nënvizojnë nisjes e keqe të Lopetegui (që humbi Superkupën kundër Atletico e që në Liga ka drejtuar skuadrën në vendin e 9 pas 10 javësh, me shtatë pikë difrencë nga Barcellona. Referimi për organikën e Real nuk është rastësor: shitja e Ronaldo nuk mund të justifikojë këtë fillim të madrilenëve, që shuplakën më të fortë e morën në El Clasico.

NUMRAT E TMERRSHEM TE LOPETEGUI

Lopetegui është trajneri i parë në historinë e Real që është shkarkuar pas 11 javësh. Ish-portieri largohet me fitore, 2 barazime e 6 humbje në 14 ndeshje. Katastrofë krahasimisht me ecurinë tek Spanja ku arriti në 20 ndeshje pa humbje. Lopetegui është një nga pesë trajnerët debutues më të këqinj në historinë e Madrid. Florentino Perez nuk kishte përzënë asnjë kaq shpejt. Edhe Vanderlei Luxemburgo, shpikësi i "kuadratit magjik", rezistoi më shumë: u shkarkua në 5 dhjetor 2005.

Të këshilluara

Video/ Inter po e kthen në goleadë

Humbja e Lazio në shtëpi tani po merr përmasa. Inter shënon edhe golin e tretë me Mauro Icardin. Goli i dytë personal për kapitenin zikaltër, që mund edhe njëhe...

22:05

Video/ Inter nuk ndalet, shënon të dytin

Për Lazion duket e vështirë sfida në Olimpico. Inter dyfishon rezultatin me Marcelo Brozovic, duke e lënë të qetë Spalletin në pankinë për pjesën e dytë. Në min...

21:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI