Flash

Inter frikësohet, në stërvitjen e Barcelonës shfaqet Messi

Lapsi.al 31 October 2018
Inter frikësohet, në stërvitjen e Barcelonës shfaqet Messi
Barcelona ka njoftuar se Lionel Messi është kthyer të stërvitet në fushë paraditen e sotme, dhjetë ditë nga fraktura e radius të pësuar në sfidën kundër Sevilla, shumë më shpejt në krahasim me grafikun e rikuperimit të fiksuar nga mjekët. Pleshti djeg etapat, duke surprizuar klubin katalanas që kishte parashikuar 3 javë ndalesë për argjentinasin, si kohë e nevojshme për të rikuperuar dëmtimin e duke frikësuar Inter, që sheh mundësinë për ta parë Messin në fushë në ndeshjen e kthimit. Megjithatë fakti që Barcelona ka fituar dy ndeshje të rëndësishme kundër Inter, si dhe në El Clasico ndaj Real Madrid, pa yllin saj më të shndritshëm, i kanë bërë katalanasit ta presin me qetësi kthimin e argjentinasit në fushë, duke e bërë të mundshme edhe mundësinë e mos grumbullimit të tij në ndeshjen e kthimit të Champions League kundër Inter në 'San Siro'. Numri 10 në stërvitje ka bërë vetëm ushtrime lëvizshmerie për të fituar konfidencën me fushën, por pavarësisht nxitimit të Messi, kohët e rikuperimit mund të respektohen, që do të thotë se mendohet të jetë gati për përplasjen me Atletico Madrid.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI