Flash

Kryeministri izraelit Netanjahu shtyn vizitën në Tiranë

Lapsi.al 31 October 2018
Kryeministri izraelit Netanjahu shtyn vizitën në Tiranë

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu ka shtyrë vizitën e planifikuar në Tiranë.

Shkak për shtyrjen e vizitës, raportohet të jetë vdekja e ministrit izraelit David Azoulai

David Azoulai ishte ministër për Shërbimet Fetare në Izrael. Benjamin Netanjahu do vizitonte Shqipërinë më 1 nëntor.

Vizita në Tiranë, do të ishte stacioni i parë i një turneu të Netanjahut në Bullgari, Greqi, Rumani, Bullgari dhe Serbi.

“Vizita në Shqipëri, një vend me shumicë myslimane me lidhje historikisht miqësore me Izraelin, do të jetë me sa duket një udhëtim i nivelit më të lartë nga një izraelit në vend. Në vitin 1994, ministri i atëhershëm i Jashtëm, Shimon Peres vizitoi Tiranën dhe vitin e kaluar qyteti përkujtoi udhëtimin me një pllakatë për të” shkruajtën mediat izraelite.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI