Flash

Ndryshimet në kuvend/ Rama po i trembet arrestimit të deputetëve

Lapsi.al 31 October 2018
Ndryshimet në kuvend/ Rama po i trembet arrestimit të deputetëve
Vala e skandaleve që po i plasin njëri pas tjetrit me sa duket e kanë detyruar Edi Ramën që ti mbrojtë deputetët e vet nga denoncimet e ardhshme. Shumica parlamentare është ngërthyer kohët e fundit në një sërë ndryshimesh që konvergojnë të gjitha në të njëjtën pikë: në forcimin e imunitetit për deputetët nëse ata preken nga arrestet e prokurorisë. Agjensia BIRN ka zbuluar sot një manovër të mbajtur në hije të Byrosë së kuvendit të Shqipërisë, i cili krijon një mbrojte të veçantë ligjore për deputetët ndaj të cilëve kërkohet kontrolli i banesës ose privimi i përkohshëm i lirisë. Në dokumentin e titulluar : “Udhëzuesi i Detajuar për Sjelljen në Kuvend”,  hidhen dyshimet se kërkesa e prokurorisë për arrestimin e një deputeti mund të përbëjë edhe komplot për të krijuar destabilitet gjë që cënon pavarësinë e kuvendit.

Birn: “Filtër kundër destabilizimit”, parlamenti forcon imunitetin e deputetëve

Ky dokument, i votuar nga shumica socialiste në shtator, përbën në thelb një interpretim të "kodit të sjelljes" të miratuar në prill 2018, i cili sanksiononte se  deputeti nuk duhet të abuzojë me imunitetin parlamentar, duke e përdorur atë për të penguar një arrestim të mundshëm. Gjashtë muaj më pas,  socialistët po e kthejnë pllakën duke servirur një interpretim në mënyrë krejt të ndryshme. Kjo nuk është tentativa e parë e Ramës për të forcuar koracat mbrojtëse për njerzit e tij. Në janar të këtij viti, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, propozoi një amendim në rregulloren e Kuvendit me argumentin se procedura e heqjes së imunitetit ndaj arrestit ishte e paqartë. Sipas ndryshimit të propozuar, Prokuroria duhet të shoqërojë kërkesën për lejim arresti me “prova” ndërsa Kuvendi (d.m.th. shumica parlamentare) fiton të drejtën të gjykojë mbi vlefshmërinë e provave. Socialistët duket se u tërhoqën nga propozimi pas kritikave të opozitës, e cila e shpalli atë një nismë që synon ta kthejë kreun e shumicës parlamentare në gjykatës të provave të prokurorisë. Por me sa duket tërheqja paska qenë taktike dhe ajo po ringjallet në një formë tjetër. ©Lapsi.al

Analiza/ Andi Bushati: Në kryeministri ka pllakosur paniku

Ndryshimet skandaloze:
Kodi i Sjelljes së Kuvendit mbi imunitetet thotë:  Kufizimi i imunitetit 1. Deputeti nuk duhet të përfitojë nga imuniteti i tij për të penguar veprimet e drejtësisëpër të kërkuar arrestin, heqjen e lirisë në çfarëdolloj forme, ose ushtrimin e kontrollit personala të banesës për kryerjen e një krimi të rëndë, përfshirë korrupsionin dhe shpërdorimin edetyrës.
Komentari mbi Kodin e Sjelljes së Kuvendit mbi imunitetet thotë: “Ky mekanizëm procedural është mbrojtje e veçantë ligjore, kur ndaj tyre kërkohet masa e arrestit, heqja e lirisë në çfarëdolloj forme, ose ushtrimi i kontrollit personal të banesës nga organi i akuzës dhe që shërben si filtër i verifikimit, nëse kërkesa synon presionin, destabilizimin, ose cenimin e pavarësisë së institucionit. Dispozitat procedurale, që parashikojnë rregullat dhe mënyrën e shqyrtimit dhe lëshimit të autorizimeve për kufizim të të drejtave të deputetit, kanë si qëllim që, nëpërmjet procedurave, të verifikohet nëse kërkesat e paraqitura nga organe që përfaqësojnë pushtete të tjera të pavarura, synohet ose tentohet që nëpërmjet goditjes së individit, të dëmtohet ose tё preket funksionimi normal dhe pavarësia e institucionit.
     

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI