Flash

Skandali i VAR - Arbitri shpëton vetëm nga policia, Gremio tërbohet: “Ishte Stevie Wonder aty?”

Lapsi.al 31 October 2018
Skandali i VAR - Arbitri shpëton vetëm nga policia, Gremio

River Plate është finalisti i parë i Kupës Libertadores 2018. Argjentinasit, pasi humbën gjysëmfinalen e parë 1-0, arritën të përmbysin gjithcka në kthim, falë golit të Santos Borré (82') e një penalltie të vendosur nga Var në kohën shtesë, që krijoi një situatë të paprecedentë me arbitrin e ndeshjes Cunha që u mor në mbrojtje nga forcat e policisë.

Në Porto Alegre argjentinasit nxorrën jashtë turneut, kampionët në fuqi të Gremios mes një mijë polemikave. Penalltia e vendosur nga sistemi i teknologjisë në ndihmë të arbitrit ka tërbuar brazilianët, që kanë reguan dhunshëm duke rrethuar menjëherë arbitrin uruguajan Cunha.

Tekniku i Gremio, Renato Portaluppi, nuk ka kursyer fjalët në përfundim të ndeshjes, duke akuzuar fort arbitrin dhe mbi të gjitha VAR, fajtor që nuk pa një faull me dorë në golin e parë të argjentinasve, por vendosi 11 metërshin në minutat shtesë.

"Do të kisha preferuar të humbisja 5-0 se sa në këtë mënyrë – deklaroi braziliani i vetëm që e ka fituar Kupën Libertadores si lojtar e si trajner – Nuk mund të fajësoj arbitrin në fushë për atë rast, por mund të kapem me arbitrin e Var? Ishte Stevie Wonder? E panë të gjithë përvec atij".

Një episod, që vendosi skuadrën e kualifikuar, e që solli reagimin e ashpër të futbollistëve në fushë, duke e detyruar më pas ruguajanin Cunha të shtojë 14 minuta, për shkak të protestës, ndërsa për ta nxjerrë nga fusha arbitrin është dashur ndërhyrja e policisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI