Flash

Befasia/ Edhe pa Messin, Argjentina harron Higuain dhe Aguero

Lapsi.al 1 November 2018
Befasia/ Edhe pa Messin, Argjentina harron Higuain dhe Aguero
Dy javë nga miqësorja e dyfishtë me Meksikën (në program për 16 e 20 nëntor), tekniku i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka publikuar listën e lojtarëve të seleksionuar. Me Lionel Messi që ende nuk ka vendosur të kthehet të luajë për Albiceleste, për më tepër edhe i dëmtuar në krah, e gjithë vëmendja ishte përqendruar tek Gonzalo Higuain, por sic duket këtu bënte përjashtim Scaloni. Në përzgjedhjen e teknikut janë përfshirë deri edhe De Paul i Udinese, Simeone i Fiorentina, apo Lamela i Tottenham, por jo sulmuesi i Milan dhe ai i Manchester City. Higuain vazhdon të ndjejë mungesën e konsideratës në vendlindje, duke u anashkaluar edhe një herë nga trajneri i Argjentinës: herën e fundit që sulmuesi ka përfaqësuar kombëtaren ka qenë në Rusi 2018 në ndeshjen kundër Francës. Një tjetër mungesë e madhe është edhe mesfushori i Paris Saint Germain, Angel Di Maria. LISTA E TE GRUMBULLUARVE: Portierë - Agustín Marchesín, Sergio Romero e Gerónimo Rulli. Mbrojtës - Ramiro Funes Mori, Germán Pezzella, Renzo Saravia, Nicolás Tagliafico, Walter Kannemann, Nicolás Otamendi, Gabriel Mercado, Emanuel Mammana e Juan Foyth. Mesfushorë - Marcos Acuña, Maxi Meza, Franco Vázquez, Giovani Lo Celso, Leandro Paredes, Santiago Ascasíbar, Matías Zaracho e Roberto Pereyra. Sulmues - Rodrigo De Paul, Franco Cervi, Ángel Correa, Lautaro Martínez, Mauro Icardi, Giovanni Simeone, Paulo Dybala, Erik Lamela e Eduardo Salvio.

Të këshilluara

MotoGP/ Suzuki i Rins merr flakë në bokse

Nuk ka filluar në mënyrën më të mirë fundjava në Sepang për Alex Rins. Suzuki i tij me numër 42, në fakt, ka marrë flakë ndërsa ndodhej në korsinë e tij në boks...

18:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI