Flash

FOTO/ Saimir Tahiri nuk i ka humbur mbështetësit

Lapsi.al 1 November 2018
FOTO/ Saimir Tahiri nuk i ka humbur mbështetësit

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk i ka humbur mbështetësit. Ai doli këtë të enjte para gazetarëve ku tha se në Itali ishin mbyllur hetimet për të pasi nuk ishin gjetur prova.

“Në përfundim të hetimeve u dha vendimi për pushimin e hetimeve se nuk ka asnjë të vërtetë. Unë sot kam vendimin e gjykatës ku thuhet se pushohen hetimet ndaj Tahirit se nuk ka asnjë lidhje me asnjë të paligjshme. Rezultati është ky sot, që autoritetet italiane me vendim të formës së prerë kanë mbyllur hetimet se unë nuk kam lidhje me asnjë të paligjshme” – tha Tahiri.

“E kujtoni si prokurorët donin arrestimin tim se ka ardhur dosja nga Italia? Basha donte arrestimin tim, opozita bërtiste se isha përfshirë në trafikun, Kryemadhi dhe kryemëdhenjtë e tjerë që ka nga mbara bënte të njëjtën gjë, u bënë bashkë të nënës dhe të njerkës bilbila dhe kopila që Tahiri të futej në burg.

Ua bëra qejfin më shumë se çe kishin menduar ata vetë kërkova hetim nga antimafia italiane dhe ata më çuan këtë vendim” – nuk la pa sulmuar Tahiri. Pas konferencës ai është ndalur edhe nga disa mbështetës që qëndronin para hotel Rogner ku u zhvillua konferenca. ©LAPSI.al

tahiri takim

Të këshilluara

Zjarr në Kashar, rrezikohen banesat

Një zjarr ka rënë në fshatin Kashar të Tiranës, rreth orës 10:00. Flakët po shtohen, ndërkohë që rrezikohen edhe shtëpitë aty pranë. Ende nuk dihen shkaqet e rë...

10:29

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI