Flash

'Furtunë' në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, shkarkohen 15 zyrtarë për korrupsion

Lapsi.al 1 November 2018
'Furtunë' në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit,

Në Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit në Tiranë, u shkarkuan nga puna 15 zyrtarë, mes tyre kryeinspektori, 8 inspektorë pyjorë dhe për 6 inspektorë mjedisorë, për akte korruptive apo abuzime me detyrën.

Rezultatet e Task Forcës Antikorrupsion i njoftoi Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Në raportin e përjavshëm ajo e vuri theksin edhe tek rezultatet e Policisë së Shtetit, e cila në bashkëpunim me organin e prokurorisë kanë evidentuar 27 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të administratës publike dhe janë proceduar penalisht 37 autorë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI