Flash

Ish-ministri i Jashtëm 'tërbon' grekët: Kacifas ishte një faqezi, kush ka armë të qëllohet (VIDEO)

Lapsi.al 1 November 2018
Ish-ministri i Jashtëm 'tërbon' grekët: Kacifas ishte

Ish-ministri i Jashtëm grek, Theodoros Pangalos, ka dhënë një intervistë të fortë për “Sky”-n grek, ku ka thënë se policia shqiptare ka vepruar mirë dhe drejt, në rastin e vrasjes së ekstremistit Konstandin Kacifas. Ai tha se ishte kundër atyre që mbanin armë.

"Mos harroni se ai kishte armë, a e patë ju? Unë jam kundër këtij faqeziu (τσογλάνι – emërtim përulës për një të ri me sjellje të keqe). Unë besoj se kushdo që ka armë në dorë duhet të qëllohet. Jam kundër këtij faqeziut. Ashtu siç ndodh edhe në SHBA, këta qëllohen në raste të tilla”, tha Pangalos.

Por deklaratat e forta të Pangallos kanë vënë në siklet gazetarët e televizionit. Ata ia mbyllën me shpejtësi intervistën atij dhe mezi e lanë të përfundonte fjalën ish-ministri i Jashtëm. Shihni videon më poshtë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI