Flash

Ndodh vetëm në Skoci: trajneri i Hibernian goditet me monedhë, tifozët hakmerren duke i dhënë një grusht portierit të Hearts

Lapsi.al 1 November 2018
Ndodh vetëm në Skoci: trajneri i Hibernian goditet me monedhë,
Heart of Midlothian-Hibernian përfundoi pa gola, por emocionet nuk munguan aspak: një karton i kuq, një tifoz i denoncuar e një trajner i plagosur. Derbi i Edimburgut, që njihet për ashpërsinë e tij, është ndezur më tepër në momentin e anullimit të një goli për vendasit: Neil Lennon, tekniku i Hibernian, është kthyer nga tifozët kundërshtarë duke i kujtuar se nuk ishte rasti të vazhdonin të festonin, por veprimi nuk ishte i duhuri, sepse mbi të është hedhur një monedhë që e goditi në fytyrë, duke e shtrirë përtokë. Trajnerit i është dhënë menjëherë ndihma e sanitarëve e për fat nuk kishte dëmtime të rënda: "Jam i nervozuar, sepse kush mendon të plagosë kështu një person ka vetëm një emër: frikacak", tha pas ndeshjes Lennon. Si pasojë e këtij incidenti një tifoz mik, ndoshta në kërkim të hakmarrjes, goditi me grusht portierin vendas, Zlamal, ndërsa po merrte topin pas porte. Për tifozin e Hibernian është bërë menjëherë denoncimi.

Të këshilluara

Video/ Romagnoli makthi i Genoa në Halloween

Në natën e Halloween, Milan tremb tifozët në San Siro, përpara se të bëjë të ekzaltojnë në minutën e dytë shtesë, në një ndeshje ku gjithcka e bëri vetë. Rikupe...

23:09

Video/ Suso i shënon Genoas për 4 minuta

Milan dhe Genoa luajnë ndeshjen e prapambetur të javës së parë të kampionatit të Serie A dhe kuqezinjtë kalojnë në avantazh që në fillim. Katër minuta i duhen S...

20:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI