Flash

Tahiri: "Jam i pafajshëm në Itali". Pyetjet që ish ministri la pa përgjigje

Lapsi.al 1 November 2018
Tahiri: "Jam i pafajshëm në Itali". Pyetjet që ish
Saimir Tahiri ka paraqitur sot në një konferencë shtypi të njëjtin dokument që qarkullon prej ditësh në media, ku gjykata e Katanias ka mbyllur dosjen e hetimit për lidhjen e tij me Habilajt, duke mos gjetur prova për të. Tahiri ka treguar se ata kanë hetuar edhe dyqanet e bizhuve, edhe butikët e veshjeve, edhe telefonat e shitësve dhe nuk kanë gjetur prova që e fajësojnë atë. Në bazë të logjikës "unë kam heshtur dhe nuk kam folur si politikan për të pritur hetimet", Tahiri ka kërkuar që të njëjtën gjë të bëjë edhe prokuroria shqiptare, e cila nuk e ka thirrur asnjëherë në më shumë se një vit. Por, pavarësisht nga ky zhvillim i çështjes, ku pretendohet se nuk ka prova për Tahirin, nga kjo çështje mbeten disa enigma të mëdha. Po kur Tahiri nuk paskësh pasur lidhje me "kushërinjtë e tij të largët", si është e mundur që edhe pasi u denoncuan nga Zagani për trafiqe, Habilajt që përdornin Audin me emrin e Tahirit, vazhduan të shëtisnin të lirë? Si shpjegohet që gjithë drejtuesit e policisë së Vlorës të vendosur prej tij, sot janë ende në arrati dhe i fshihen hetimeve? Si ka mundësi që në makinën e Orest Sotës u gjetën qindramijëra euro në të njëjtën veturë ku ishin edhe patentat e tij? Ndoshta për këtë arsye, ngaqë si përgjigjej dot këtyre pyetjeve, Tahiri organizoi sot një konferencë shtypi pa pyetje nga gazetarët!

Kronologjia/ Të gjitha manovrat e Saimir Tahirit për tu shpëtuar hetimeve

Saimir Tahiri sot, me vendimin e gjykatës italiane, mund të ketë qetësuar Edi Ramën se ai nuk është një "vemje e padenjë për rracën njerëzore", por ai nuk bind dot asnjë shqiptar, se në kohën kur ai drejtoi rendin, vendi u mbush me kanabis, kriminelët u forcuan dhe Habilajve, "kushërinjve të tij të largët" nuk u hyri gjemb në këmbë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI