Flash

Vinicius vlerëson ndeshjen e tij të parë si titullar: "Është stili im"

Lapsi.al 1 November 2018
Vinicius vlerëson ndeshjen e tij të parë si titullar:

Titullar për herë të parë këtë sezon në krahë të Karim Benzema në sulmin e Real Madrid në ndeshjen e fituar 4-0 mbrëmjen e së mërkurës kundër Melilla në Kupën e Mbretit, Junior Vinicius u kthye të flasë për performancën e tij në fund të takimit për spanjollen "Marca".

Pasues vendimtar në golin e Marco Asensio pak para pushimit të pjesës së parë dhe në golin e Alvaro Odriozola në të dytën, Vinicius, krijues i disa rasteve, një ndër të cilët u ndal nga traversa, ka impresionuar botën e futbollit ndërsa ka folur me entuziazëm pas fitores së arritur:

"Është stili im, të përballem me lojtarin që më mbulon dhe të jem efikas, i drejtpërdrejtë, duke kërkuar vazhdimisht golin", tha braziliani i ri, i cili i ka kushtuar 45 milionë euro Realit që e bleu nga Santos.

"Jam i lumtur që e nisa ndeshjen si titullar dhe munda ta ndihmoj Real Madrid të fitojë. Ishte një moment shumë i rëndësishëm për mua dhe karrierën time. Një moment që do ta kujtoj gjithë jetën time", - shtoi virtuozi 18-vjeçar.

Të këshilluara

MotoGP/ Suzuki i Rins merr flakë në bokse

Nuk ka filluar në mënyrën më të mirë fundjava në Sepang për Alex Rins. Suzuki i tij me numër 42, në fakt, ka marrë flakë ndërsa ndodhej në korsinë e tij në boks...

18:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI