Flash

Zbulohet përgjim i ri/ Bie alibia e Dakos për lidhje me Avdylajt

Lapsi.al 1 November 2018
Zbulohet përgjim i ri/ Bie alibia e Dakos për lidhje me Avdylajt

“T'a mbaroj unë atë punë”. Ky është pak a shumë thelbi i një audio rregjistrimi të ri të zbuluar nga emisioni Të Paekspozuartit që është shkëputur nga dosja 339/1 e prokurorisë ku gjenden më shumë se 20 rregjistrime të kryebashkiakut të Durrësit me pjestarë të bandës së Avdylajve.

Po të dëgjohet i shkëputur përgjimi i zbuluar sot nuk nxjerr ndonjë scoop të madh. Ai përbën një bisedë të thjeshtë mes Dakos dhe Altin Avdylit, vëllait të njeriut të akuzuar si shefi i bandës së trafikut të kokainës. Por, ai mer kuptim se ai tregon për nje relacion të ngushtë që Vangjushi, miku i ngushtë i Ramës, mban me pjestarët e bandës. Nga ana tjetër ai hedh poshtë edhe gënjeshtarat që Gjushi tha një javë më parë në emisionin Opinion. Pasi të enjten e shkuar u botuan përgjimet e para, ku dy trafikantë thoshin se kryebashkiaku duhet të paguante para për të blerë vota, dhe ku në vazhdim dëgjohej një bisedë e dytë që Gjushi donte ti falenderonte pjestarët e grupit kriminal për punën e bërë (pas zgjedhjeve 27 qershor 2017), pra pas daljes së këtyre regjistrimeve Dako pohoi se ai fliste me të gjithë votuesit. «  Nuk ka bir kurve që flet më shumë se unë në telefon! i tha ai Fevziut”. “Të Paekspozuarit” nxjerr nga dosja një bisedë të re të Niçes me Gjushin Përgjimet me “trafikantët e Shijakut”/ Si u rrëzuan alibitë e Dakos në “Opinion” Andi Bushati: Nuk ka bir kurve ta shpëtojë Gjushin Por, regjistrimi i publikuar sot tregon se Vangjush Dako ka mbajtur nje relacion permantent me bandën e Avdylajve, se ai ishte në shërbim të tyre dhe u kryente porositë. Pra kjo marëdhënie nuk ishte ashtu sikurse gënjeu Vangjush Dako, kur tha si ai i telefononte thjeshtë si votues. Po, patjetër, shkaku i përgjimeve që u publikuan një javë më parë ishte rrëmbimi i votave, por ai që doli sot tregon për favore të ndërsjellta që në fund shpien në përdorimin e banditëve për zgjedhje, ose ashtu siç thoshte Edi Rama dikur : « Vjedhin Shqipërinë për të vjedhur vota dhe vjedhin vota për të vjedhur Shqipërinë ». ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI