Flash

A e kanë rrahur Saimir Tahirin? Përgjigjet vetë ish-ministri

Lapsi.al 2 November 2018
A e kanë rrahur Saimir Tahirin? Përgjigjet vetë ish-ministri

“A e more vesh që e kanë rrahur Saimir Tahirin para një jave. Në mënyrë absolute bandat e Edi Ramës. Sa filloi t’i përmendi Edi Ramës çatinë. Ishte fjalë kod ajo. Sa ia përmendi këta e zhdëpën. Kryekumbari në shpellën e mafies bën ligjin”.

Këto janë fjalë që tha pak javë më parë ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “360 gradë” në Ora News. Këtë deklaratë e përsëriti edhe kreu i PD-së në emisioin “Opinion”, Lulzim Basha.

“Saimir Tahiri është rrahur para disa ditës, madje thonë se janë shkrehur edhe armët. Është rrahur nga ata që kanë frikë. Ata që kanë frikë se mos e nxjerr të plotë dosjes Xibraka ku është i përfshirë Olsi Rama”, - deklaroi më tej Basha.

LEXO EDHE: 

Berisha: Pak ditë më parë rrahën Saimir Tahirin me urdhër të Ramës

Basha në Opinion: Saimir Tahiri është rrahur para pak ditësh për dosjen “Xibraka”

Lidhur me këto deklarata, Saimir Tahiri është pyetur mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Në fund të emisionit, moderatori Blendi Fevziu e pyeti: “A është e vërtetë që ju kanë rrahur? Nuk po tallem.”

Përgjigja e Tahirit ishte me nënqeshje: “Kush e ka bërë këtë lajm…? Shumë banale kjo Fevzi. Mos e ul kaq shumë nivelin”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI