Flash

Detaje të reja/ Hakeri i arrestuar në Tiranë kishte vjedhur foto intime të...

Lapsi.al 2 November 2018
Detaje të reja/ Hakeri i arrestuar në Tiranë kishte vjedhur foto

Janë zbuluar detaje të reja nga arrestimi në Tiranë i një hakeri kompjuterik vetëm 20-vjeç. Sipas policisë në pranga është vënë Arben Bozhiqi nga Pajova e Peqinit, tashmë banues në Laprakë të Tiranës. I riu akuzohet se kishte vjedhur mbi 3000 adresa të rrjeteve sociale të shqiptarëve apo dhe të huajve. Bozhiqi kishte 11 profile në “Facebook”.

Në këto profile policia gjeti foto intime të vajzave të ndryshme disa prej të cilave dyshohet se kanë qenë minorene në kohën kur këto foto janë realizuar si dhe dyshohet se këto foto janë marrë nëpërmjet vjedhjes së adresave të rrjeteve sociale të tyre. Nga hetimet që zgjatën rreth 6 muaj është zbuluar se këtë aktivitet, i riu e kishte filluar që 12 vjeç.

Ai kishte arritur të vidhte mbi 1200 adresa e-mail, hotmail, yahoo, live etj, mbi 400 kode hyrjeje (password) për adresa të ndryshme të rrjeteve sociale, mbi 100 adresa (URL) të faqeve të ndryshme të “Facebook” dhe mbi 50 link-e (adresa) të ndryshme të cilat janë përdorur për të marrë (phishing) kodet e hyrjes së adresave të ndryshme të postës elektronike, rrjeteve sociale etj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI