Flash

Meta sulmon ashpër Tahirin: Mbushi Shqipërinë me drogë. U bë ministër vetëm me këmbënguljen e Ramës

Lapsi.al 2 November 2018
Meta sulmon ashpër Tahirin: Mbushi Shqipërinë me drogë. U

Presidenti Ilir Meta ka qenë i ashpër me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Duke folur në emisionin 'Fakt', te Cim Pekës, Meta tha se ndihej me përgjegjësi që lejoi Saimir Tahirin të bëhëj Ministër i Brendshëm.

"Nuk mund ti shmangem të gjithë pyetjeve tuaja. Por ç’koment mund të kem unë për një delikuent që mbyti me drogë jo vetëm Shqipërinë, por gjithë Europën’.

Meta është shprehur se nuk do ta kishte bërë kurrë ministër të Brendshëm një person të tillë.

‘Nuk dëshiroj të vazhdoj më me këtë çështje, besoj se e dhashë një përgjigje shteruese, e cila nuk më shkarkon dhe mua nga përgjegjësia për të kaluarën time. Një nga përgjegjësitë e mia është që një person i tillë nuk duhet të ishte bërë kurrë Ministër i Brendshëm dhe unë e kisha të gjithë mundësinë. Por me këmbënguljen e kryeministrit ai u bë Ministër i Brendshëm. Kjo nuk është fare e vërtetë e dinë vetë ata pse e kanë shkarkuar’, u shpreh presidenti Ilir Meta.

Të këshilluara

Meta: Të ndalen kërcënimet ndaj gazetarëve

Në kudër të ditës “Ditës Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve” presidenti Ilir Meta ka organizuar një pritje me gazetar...

18:00

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI