Flash

Risjell këngën e Parashqevi Simakut, por nuk e njeh kush është (Video)

Lapsi.al 2 November 2018
Risjell këngën e Parashqevi Simakut, por nuk e njeh kush

Fjolla Morina është padyshim një nga këngëtaret më të përfolura në mediat rozë, jo vetëm për këngët e saj, por edhe për jetën private.

Sot këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan për të folur për këngën e saj më të re “Fustani”, bashkëpunim me një tjetër këngëtar, Mani. Gjatë emisionit Fjolla po ashtu zbuloi edhe prapaskenat e klipit të ri.

Ndonëse ka risjellë një këngë të kënduar nga Parashqevi Simaku, Fjolla Morina pranon publikisht se nuk e njeh këngëtaren.

“Të them të drejtën nuk e njoh Parashqevi Simakun, nuk e dija që e këndonte ajo këtë këngë, kërkoj falje. Nuk e kisha parë variantin origjinal, ka shumë këngëtarë që e këndojnë këtë këngë, unë e kam dëgjuar vetëm audio. Ka qenë kompozitori që ma ka propozuar këngën dhe unë e pranova. Për mua është hera e parë që risjell një këngë të vjetër, është një ndjesi e mirë. Pasi publikova këngën më merr një shoqe në telefon dhe më thotë: Oj motër ç’e ke veshë atë llastik. Po tani duhet të ndjekim modën, ç’të bëjmë”, tha Fjolla.

https://www.youtube.com/watch?v=DmsO8LTYblw&feature=youtu.be

Të këshilluara

Dua Lipa 2.6 miliardë muzikës Britanike

Kur themi se ky vit është viti i Dua Lipës, nuk po flasim aspak me fjalë boshe. Këngëtarja që ne duam kaq shumë, po arrin sukses pas suksesi duke trumfuar në...

20:15

Së shpejti pjesa e tretë e filmit Bad Boys

Po vjen pjesa e tretë e filmave shumë të ndjekur nga te gjithe. Filmi i dashur për shumë fansa Bad Boys po vjen në një pjesë të tretë, ndërsa në rolet kryesore...

18:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI